Fsh. Leshak, Leposaviq 15.04.2023 – 01:40.
Sipas raportimi të policisë së Kosovës, policia është njoftuar nga një qytetar mashkull kosovar, se në Leshak të Leposaviqit, tri vetura të tij janë përfshirë nga zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar rastin të cilin është duke e trajtuar. Pronari i veturave dyshon se djegia ka të bëjë me punën e tij në institucionet e Kosovës.
Përveç këti rasti të djegies së veturave, raportohet edhe për zjarrvënie në pronë private.
Tvrdane, Leposaviq 15.04.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur ia kishin vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij. I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe dyshon se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.