Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovë, ka theksuar se takimi i Albin Kurtit me katër kandidatët e Lëvizjes “Vetëvendosje” për kryetarë komunash në katër komuna në veri të Kosovës është në fakt mesazhi i vërtet që Kurti ua dërgon serbëve për Pashkë, se ai do të jetë kryetar de facto i veriut të Mitrovicës, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe se Lëvizja e tij “Vetëvendosje” do të sundojë në veri të Kosovës.
Tani të gjithë mund të shohin se sa të drejtë kishte presidenti Aleksandar Vuçiq kur tha se Kurti, me dy për qind mbështetjen e shqiptarëve në veri, dëshiron të sundojë si kryetar komune mbi 98 për qind të popullatës serbe që nuk duan të jetojnë në shtetin e rremë të Kurtit – tha Petkoviq.
Në këtë reagim nuk e ka kursyer as bashkësinë ndërkombëtare perendimore të cilët vazhdimisht e mbështesin shtetin e Kosovës. Si do ta shpjegojnë përfaqësuesit perëndimorë faktin se komunitetet dhe komunat serbe do të udhëhiqen nga dy për qind shqiptarë të cilët do të jenë të vetmit që do të dalin dhe do të votojnë – ka bërë pyetje Petkoviq.