Ambasadori i SHBA në Kosovë, Hovenier u takua me peshkopin Teodosie, dënoi sulmin ndaj kishës në Prizren

by informim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, ka takuar sot peshkopin Teodosi të Rashkës-Prizrenit dhe ka dënuar tentativën për djegien e kishës së Shën Panteleimonit në Prizren gjatë festave të Pashkëve, duke u bërë thirrje autoriteteve që të sjellin autorët para drejtësisë.

Jam i nderuar që jam takuar me peshkopin Teodosi me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. Ne folëm për tema të rëndësishme, duke përfshirë lirinë fetare – tha Hovenier në Twitter.

banner

Në këtë takim Hovenier ka theksuar se Kushtetuta e Kosoves garanton të drejtat fetare për të gjithë banorët. Të gjithë duhet të jenë të lirë të besojnë, pa ndërhyrje apo diskriminim. Hovenier e ka shfrytëzuar këtë rast për të dënuar “incidentin shqetësues”, lidhur me tentativën për djegien e kishës së Shën Panteleimonit në Prizren. U bëj thirrje autoriteteve të hetojnë krimin dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë, ka thënë Hovenier në Twitter.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se një zjarr ka shpërthyer në afërsi të derës së kishës serbe të Shën Panteleimonit në Prizren mbrëmë vonë dhe është shuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy