Në një postim të levizjes Vetëvendosje në facebook , ndër të tjera thuhet se liberalizimi i vizave ka ardhur fal angazhimit të qeverisjes së re e cila sipas tyre e ka zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave dhe i paska bindur shtetet anëtare të BE-së që ta caktojnë daten 1 Janar 2024 për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës ne vendet e zones Schengen.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtorit ekzekutiv të instituit EPIK i cili e konsideron se kjo ditë duhet të jetë përbashkuese dhe festive për spektrin politik dhe poashtu rikujton se puna absolute për liberalizimin e vizave është kryer nga qeveritë e kaluara. Ky është reagimi i z. Shasha:
Parlamenti Europian ka votuar sot vendimin për liberalizimin e vizave i cili ka qenë veprimi i fundit politiko-procedural për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonen Schengen nga 1 Janari 2024