Hikvision: Gjigandi kinez i teknologjisë së mbikëqyrjes mohon pretendimin e Pentagonit për zbulimin e spiunazhit kinez

by informim

SHBA fillimisht i ka ndaluar produktet Hikvision nga zinxhirët e saj të furnizimit të qeverisë, por në nëntor rregullatorët e kanë bërë edhe një hap më tej duke vendosur një ndalim mbarëkombëtar, duke përmendur shqetësimet për sigurinë kombëtare. Në një dokument të zbuluar të qeverisë amerikane të parë nga BBC, Hikvision përshkruhet si “kompani partnere me entitetet e inteligjencës kineze” e cila “duke përdorur marrëdhënie me rishitësit arrinë të maskojë produktet e veta për t’u shitur pastaj te kompanitë furnitore të qeverisë së SHBA-së”.

SHBA-të pretendojnë se kjo kompani kishte “krijuar vektorë me anë të cilëve Pekini komprometonte rrjetet e DoD [Departamenti i Mbrojtjes]” dhe se prania e produkteve të Hikvision do të vazhdonte nëpërmjet zinxhirëve të furnizimit të qeverisë amerikane “për shkak të përpjekjeve të kompanisë për të maskuar eksportet e saj për të mbajtur aksesin në SHBA dhe në tregjet e aleatëve”.

banner

Gjigandi kinez i teknologjisë së vëzhgimit Hikvision ka mohuar se po maskon ilegalisht produktet e tij të shitura qeverisë amerikane për të ndihmuar spiunazhin kinez. Kjo kompani furnizon produktet e saj për rishitësit, të cilët nga ana e tyre furnizojnë qeveritë dhe kompanitë, shpesh me markën e rishitësve, në një proces të njohur si “etiketimi i bardhë”. Kompania në të kaluarën ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ajo paraqet një kërcënim të sigurisë kombëtare për qeveritë. Ajo thotë se nuk mund të hyjë në të dhënat e përdoruesve fundorë dhe për këtë arsye nuk mund t’i transmetojë ato palëve të treta.

Kompania Hikvision është prodhuesi më i madh në botë i kamerave të vëzhgimit dhe ka lidhje të ngushta me shtetin kinez. Kjo kompani është vënë nën një vëzhgim intensiv për lidhjet e tij me shtetin kinez dhe përdorimin e produkteve të tij në monitorimin e ujgurëve. Burimi: BBC

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy