Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi tha se Agim Ademi është liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Sipas znj. Gashi, Gjykata Themelore Prishtinës ka vendosur sipas kërkesës së mbrojtjes së të pandehurit, për zëvendësimin e masës së Arrestit shtëpiak në masën Paraqitja në stacion policor dhe dorëzani.
Kryetari i FFK-së Agim Ademi ishte në arrest shtëpiak për afro një muaj pasi që dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, e po ashtu dyshohet për shmangie nga tatimi. Për këto arsye, më 23 mars 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Ademit, i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.