Për vite me rradhë, është plotësisht e mundur që dikush të hyjë në internet dhe të shikojë nga afër shtëpinë tuaj, madje mund të jetë në gjendje të gjejë një hyrje anësore ose dritare të pasme të cenueshme, të gjitha pa pasur nevojë të identifikoheni, falë Google Maps, Funksioni “Street View”.
Me shkeljet në shkallë të gjerë të të dhënave dhe sulmeve kibernetike të cilat po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, rëndësia e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave është vënë në prioritet. Për të ruajtur privasinë janë ofruar teknika të cilat e bëjnë të mundur fshehjen e pronës tënde, thjeshtë e turbullon pronën tënde në platformë. Ja si!
Si të turbulloni shtëpinë tuaj në Google Maps-Street View?
Të turbullosh shtëpinë tënde në “Street View” është mjaft e thjeshtë. Së pari, gjeni adresën në Maps dhe shikojeni atë në “Street View”. Pastaj klikoni në lidhjen e vogël “raportoni një problem” në këndin e poshtëm djathtas. Nga atje, do t’ju duhet të rregulloni kutinë e kuqe në krye të faqes vijuese në mënyrë që ajo të rrethojë plotësisht pronën tuaj dhe zgjidhni opsionin “Shtëpia ime” nën “Kërkesë për turbullim – blurring”.
Më pas do t’ju duhet të shtoni disa informacione shtesë për të përshkruar pse dëshironi që shtëpia të turbullohet, dhe kështu ja bëni inxhinierave të Google më të lehtë të turbullojnë ndërtesën tuaj.
Më pas shkruani adresën tuaj të emailit që të mund të merrni një mesazh konfirmimi, plotësoni seksionin e verifikimit për të vërtetuar se nuk jeni robot dhe më pas shtypni “Subscribe”.
Më pas, ekipi i Google do të kontaktojë me juve dhe do të bëjë ndonjë pyetje ose të do konfirmojë se është kryer kërkesa juaj ose jo.
Ju gjithashtu mund të kaloni nëpër të njëjtën faqe për të kërkuar turbullimin e gjërave të tjera, si p.sh. nëse shihni fytyrën ose targën tuaj në pamjen e rrugës. Vlen të përmendet se turbullimi i një prone është një hap i përhershëm dhe nuk mund të rikthehet.
Linku i artikullit origjinal: https://www.9news.com.au/technology/google-maps-street-view-remove-house-online-internet-privacy-concerns-explainer/eaa576fd-95ad-4dd4-8b2a-ff440d66448e