Interi shkon në gjysemfinalen e Champions League. Barazimi 3-3 në San Siro ndaj Benfikës e dërgon skuadrën e Inzaghit në gjysmëfinale, ku do të përballet me Milanin.
Pas 2-0 në Lisbonë, në Giusepe Meazza, përballë një tifozerie të mrekullueshme, ishin Barella, Lautaro dhe Correa ata që bënë tifozët e Interit të festojnë. Dy golat e vonuar e penguan Benfikën nga humbja, por nuk ja mundësuan kualifikimin.
Golat për Inter u shënuan nga Barrella në minuten 14′, Lautaro në minuten 65′ dhe Correa në minuten 78′, ndërsa për Benfikën shënuan Aursnes në minuten 38′, Silva në minuten 86′ dhe Musa në sekondat e fundit të ndeshjes në minuten e 95′.
Interi është në gjysmëfinale ku do të ndeshet më AC Milan e cila u kualifikua pasi arriti ta skualifikojë Napolin me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Në gjysëm finale do të kemi derbin Madonina ku dy skuadarat nga Milano do të luftojnë për të shkuar në finalen e liges së kampionëve të Europes.