Ylli i NBA-së nis shërbimin ushtarak në Finlandë

by informim

Sulmuesi i Utah Jazz All-Star, Lauri Markkanen, po e kryen shërbimin ushtarak në Finlandë pas përfundimit të sezonit të tij në NBA.

Në fillim të kësaj jave, Jazz postoi një foto në mediat sociale të Markkanen duke raportuar në shërbimin ushtarak, ndërsa 25-vjeçari ngarkoi një foto me pamjen e tij të re në Instagram, duke siguruar ndjekësit se “kaçurrelat e tij do të kthehen”.

banner

Duke folur me gazetarët rreth një javë pasi Utah u eliminua nga konkurrenca në playoff, Markkanen tha se shërbimi ushtarak është i detyrueshëm në Finlandë para moshës 30 vjeç.

“Thjesht thash me vete, nëse nuk do të luajmë në pas-sezon këtë vit, atëherë do të jetë një kohë e mirë për ta bërë atë tani, në vend që ta shtyj atë pasi që herë-do-kur duhet ta bëj atë në ndonjë kohë që nuk më përshtatet edhe aq mua”, shpjegoi Markkanen.

Ai shtoi se nuk e di saktësisht se sa kohë do të kalojë në shërbimin ushtarak gjatë muajve të ardhshëm, duke shpjeguar se ai ka mundësinë ta përfundojë atë përgjatë dy verave.

“Definitivisht nuk dua që kjo të ndikojë në pjesën e basketbollit, kështu që do të shohim se si do të bëjmë ndonjë kombinim”, tha Markkanen.

Sulmuesi madhështor ka shijuar një sezon karriere këtë vit, duke shënuar mesatarisht 25.6 pikë, 8.6 kërcime dhe 1.9 asistime për lojë./Klankosova.tv

Të mërkurën, ai u shpall si finalist për çmimin e lojtarit më të përmirësuar të NBA-së së bashku me Jalen Brunson të New York Knicks dhe Shai Gilgeous-Alexander të Oklahoma City Thunder.

Lauri Markkanen

Finlanda u bë anëtarja e 31-të e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në fillim të këtij muaji, duke shënuar një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Evropën verilindore pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy