Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, publikoi të enjten bashkëpunimin e saj më të ri me një nga emrat më të suksesshëm të muzikës hip-hop në botë.
Bëhet fjalë për reperin Snoop Dogg, me të cilin 33-vjeçarja ka bashkëpunuar në një këngë të re të quajtur “Satellite”.
Kënga e cila është ritmike e zhanreve R&B dhe hip-hop, është publikuar tashmë në të gjitha shërbimet e transmetimit të muzikë
Ky bashkëpunim është pjesë e albumit më të ri të këngëtares, njëherësh i treti në karrierën e saj, i tiulluar “Bebe”.
Albumi i plotë do të publikohet më 28 prill dhe përfshin edhe dy bashkëpunime të tjera shumë të suksesshme, “I’m Good (Blue)” me David Guettan dhe “Seasons” me Dolly Parton.