Gashi për zhvillimet në KEK: Keqpërdorimi ka qenë shumë i madh

by informim

Në emisionin “Debat Plus”, është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në KEK dhe arrestimin e drejtorit Nagip Krasniqi.

Në lidhje me këtë temë, analisti Astrit Gashi, ka thënë se keqpërdorimet në KEK, edhe në të kaluarën edhe tash po vazhdojnë. Sipas tij, dy vitet e fundit, ka pasur shumë tenderë njëburimor

banner

“Dy vitet e fundit ka shumë tenderë njëburimor, dhe tenderë që për shkak të procedurës që involvojnë diskutimet, janë të vështira, dhe e vendosin në një rrezik për shkelje ligjore. Kemi pas një keqmenaxhim të shumëfishtë në KEK, që është përcjell me prodhim më të vogël të energjisë, po ashtu me shpenzim të dhjetëtra miliona parave në import, për t’i kompensuar edhe pjesën e mosprodhimit të energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Ai e ka përmendur edhe raportin e KEK-ut të vitit 2021, ku thuhet se janë 214 mijë megavat më pak të prodhuara se një vit më herët

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy