Zëdhënësja e Gkykates Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi ka njoftuar se ndaj Nagip Krasniqit është shqiptuar masa me paraburgim për 1 muaj me motivimin, dyshime për korrupsion.
Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”.
Krasniqi është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve që janë kryer nga njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij nga ku i njëjti u dërgua në mbajtje.
Arrestimi i Nagip Krasniqit ka hapur debat në Kosovë ku opozita e akuzon Albin Kurtin dhe qeverinë e tij për përfshirje direkte në këtë skandal ndërsa në anen tjetër Albin Kurti ka lënë të kuptohet se sistemi i drejtësisë është selektiv dhe po i heton vetëm institucionet dhe personat që pretendohet të jenë të afërt me Vetëvendosjen.