59
Në një postim të drejtorisë së inspeksionit të komunës së Prishtines mësohet se kjo drejtori ka ndërmarrë aksion për lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara të cilat e pengojnë lëvizjen e sigurt të këmbësorëve.
Inspektorati i Prishtines i ka larguar sot veturat e parkuara në trotuarin që kalon pranë Xhamisë dhe Muzeut të Kosovës në qendër të kryeqytetit dhe ka vendosur disa pengesa të përkohshme (deri në një zgjidhje tjetër).