SpaceX arrin ngritjen në testin Starship, por shpërthimi e përfundon fluturimin më herët se sa ka qenë i planifikuar

by informim

SpaceX i Elon Musk të enjten nisi për herë të parë anijen e tij të gjeneratës së ardhshme Starship, raketen më të re të të kompanisë Super Heavy, por fluturimi testues pa ekuipazh përfundoi disa minuta më vonë pas ngritjes duke shpërthyer në qiell.

Edhe pse anija raketore me dy faza nuk ia doli të arrinte përtej një lartësie prej 20 miljesh (32 km), zyrtarët e SpaceX të gëzuar brohorisnin rezultatin për arritjen e objektivit parësor të fluturimit testues për nxjerrjen e anijes së re nga toka në qiell, por që ishte ndryshe nga ajo se si do të duhej të ishte një ngritje e pastër.

banner

Shefi i NASA-s Bill Nelson shkroi në Twitter: “Urime për @SpaceX për testin e parë të integruar të fluturimit të Starship! Çdo arritje e madhe gjatë historisë ka kërkuar një nivel rreziku të llogaritur, sepse me rrezik të madh vjen një shpërblim i madh. Mezi presim të rejat që sjell SpaceX, për testin tjetër të fluturimit – dhe më gjerë.”

Anija raketore me dy faza, që qëndronte më e lartë se Statuja e Lirisë në 394 këmbë (120 metra) e lartë, shpërtheu nga porti kozmik Starbase i kompanisë në lindje të Brownsville, Teksas, megjithëse SpaceX shpresonte, në rastin më të mirë, fluturimi të zgjaste 90 minuta në hapësirë, por gjithsesi afër nga orbita e Tokës.

Musk, themeluesi, shefi ekzekutiv dhe inxhinieri kryesor i SpaceX, tha në Twitter se testimi i ardhshëm i Starship do të jetë “pas disa muajsh”.

“Urime ekipi i @SpaceX për një nisje testuese emocionuese të Starship! Mësuam shumë për lançimin e ardhshëm test brenda disa muajsh,” shkroi ai në Twitter. Musk, i cili është blerësi i Twitter-in vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë, është gjithashtu CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla Inc. Burimi: Reuters

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy