Titulli i kampionit i Arsenalit në Premier League është në rrezik pas barazimit të sontëm ndaj Southampton e cila po lufton për mbijetesë. Arsenal arriti të nxjerr vetëm një barazim në shtëpi duke shënuar në minutat e fundit të ndeshjes për të fituar një pikë kundër klubit të fundit Southampton. Bukayo Saka u solli nikoqirëve një barazim dramatik dhe emocionues 3-3 në minutën e fundit të ndeshjes.
Southampton ishte në rrugën e duhur për një fitore shokuese dhe kështu për t’u larguar nga fundi i tabelës pasi Carlos Alcaraz hapi rezultatin në minuten e parë të ndeshjes dhe më pas ish sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott e dyfishoj epërsinë.
Gabriel Martinelli i Arsenalit e zvogloi epërsinë duke shënuar për 1-2, por ky gëzim nuk zgjati shumë sepse zëvendësuesi Duje Caleta-Car i Southampton shënoi për 1 – 3 duke zvogluar shpresat e Arsenalit për fitore.
Megjithatë, me një goditje të mirë në minuten e 88′, kapiteni Martin Odegaard arriti ta zvogloj epërsinë në 2 – 3 dhe 2 minuta më vonë Bukayo Saka e barazoi rezultatin në 3 – 3. Ky ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje dramatike e cila e dërgon Arsenalin në pesë pikë më shumë se City, por me dy ndeshje më shumë, me të cilët takohen të mërkurën.