LS-ja, serbëve: Bojkotoni zgjedhjet, shikoni me përbuzje ata serbë që duan të dalin në votime

by informim

Lista Serbe u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos dalin në zgjedhjet e së dielës së 23 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

Përmes një deklarate publike, kjo parti serbe e dirigjuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës “për bojkot të përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve jodemokratike” në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

banner

“Le të mbesin të zbrazëta të gjitha vendvotimet më 23 prill, gjë që do të dërgojë një mesazh të qartë për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e LS-së.

Kjo parti kërkoi që të dielën më 23 prill, serbët “të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokimet e regjimit të Albin Kurtit, qëllimi i vetëm i të cilit është të dëbojë serbët nga veriu i Kosovës” me këto zgjedhje.

Veç thirrjes për bojkot, Lista Serbe ka bërë presion edhe ndaj atyre serbëve që do të vendosin të dalin në këto zgjedhje.

“Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin dhe të marrin pjesë në këtë proces të paligjshëm që është kundër interesave të popullit serb”, tha kjo parti.

Kujtojmë se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje. Ndërkaq dje, edhe partia e Aleksandar Jabllanoviqit, Partia Serbe e Kosovës, ka njoftuar se do të tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje, ndonëse kishte aplikuar për certifikim dhe ishte certifikuar nga KQZ-ja.

Aktualisht, vetëm një kandidat nga komuniteti serb do të marrë pjesë në këto zgjedhje. /Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy