Kriza e FC Bayern Munich po bëhet gjithnjë e më dramatike

by informim

Pas humbjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel humbi sot me rezultat 3-1 (1-0) ndaj FSV Mainz 05 në javën e 29-të të Bundesligës.

Edhe pse ekipa e FC Bayern kaloi e para në epërsi me golin e Sadio Mane në minuten e 29′, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, megjithatë skuadra Mainz 05 u këndell në pjesen e dytë dhe arriti të shënoi 3 gola për të kthyer rezultatin në favor të tyre. Për Mainz 05 shënuan Ajorque në minuten 65′, Mertins në minuten 73′ dhe Martin në minuten 79′.

banner

Kjo humbje tani e rrezikon seriozisht poziten e liderit për Bayren Munich e cila varet nga rezultati i ndeshjes që zhvillohet sot midis Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në oren 18:30. Borussia Dortmund mund ta merr kreun e tabeles në rast të fitores në ndeshjen e sotme. Në anen tjeter Mainz 05 me këtë fitore ka hyrë ne zonen e kupës së Europes duke u renditur e 6 në tabelë me 45 pikë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy