Kryetari i KQZ’së: Gjithçka gati për zgjedhjet e nesërme

by informim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se gjithçka është gati për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër në veri të vendit.

Sipas tij, KQZ-ja i ka ndërmarrë të gjithë hapat për t’i organizuar zgjedhjet dhe se tashmë janë vendosur edhe kontejnerët në vende të caktuara për votime.

banner

Ai ka ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje.“

Andaj në emër të KQZ-së unë ftoj të gjithë qytetarët e veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe në këtë formë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitim dhe të ndërtojnë institucionet demokratike”, është shprehur Radoniqi.

Ai më tej tha se shpreson që i gjithë procesi të shkojë i qetë dhe i lirë.

Ndryshe, nesër do të jenë 13 qendra votimi në katër komunat veriore, teksa kjo është hera e dytë që tentohet të mbahen zgjedhjet në veri pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave gjatë vitit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy