Kurti: Në vend të një memoriali për viktimat shqiptare të luftës, Serbia po zhvillon stërvitje në Batajnicë

by informim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas ushtrimeve që sot ushtria serbe ka mbajtur në Batajnicë. Kurti ka rikujtuar faktin se në Batajnicë janë fshehur trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se në vend të ndërtimit të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake.

banner

Kurti në fund të reagimit të tij ka thënë se trupat mund të fshihen, por e vërteta s’mund të varroset asnjëherë.“Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu. 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, Serbia po zhvillon atje stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy