New Castle e pamëshirëshme ndaj Totenham Hotspur

by informim

Me golat e shënuar nga Murphy, Isak, Joeilton dhe Wilson, Newcastle United e ka poshtëruar sot Totenham Hotspur me rezultat 6:1 në xhiron e 32 të Premier Liges Angleze.

Një Newcastle United i pamëshirshëm shënoi 5 herë brenda 21 minutave të pjesës së parë për të arritur avantazh prej pesë golave ndaj Totenham. Në minuten 2′ dhe 9′ shënoi Murphy, në minuten e 6′ shënoi Joeilton ndërsa në minutat 19′ dhe 21′ shënoi Isak. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

banner

Në minuten e 49′ në pjesen e dytë shënoi Kane për të ngjallur sado pak shpresen se ky rezultat do të zbutet por Newcastle United nuk ndaloi me lojen agresive në të gjitha pjesët e fushes dhe në minuten e 67′ ngriti epërsinë në 6:1 me golen e Wilson.

Me këtë ndeshje, Newcastle United ka treguar karakterin e vetë të fort dhe përkushtimin për të qenë pjesë e Liges së kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Aktualisht Newcastle United ndodhet në poziten e tretë me 59 pikë e ndjekur nga Manchester United në poziten e katërt me poashtu 59 pikë por me një ndeshje më pak. Ndërsa Totenham Hotspur ndodhet në poziten e 5 me 53 pikë por me dy ndeshje më shumë se MNU dhe një më shumë se Newcastle United.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy