Po mbahen zgjedhjet në katër komunat e veriut të Kosovës

by informim

Të organizuara nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, në katër komunat e veriut të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave.

Deri tani raportohet se numri i votuesve është vogël në të gjitha qendrat e votimit. Në disa raste, atje ku nuk është bërë e mundur të zhfrytëzohen shkollat për të votuar, qytetarët po votojnë në qendrat mobile “kontejner” të cilat janë improvizuar enkas për këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

banner

Me thirrjen e institucioneve nga Beogradi, serbet e Kosovës janë duke i bojkotuar këto zgjedhje. Megjithatë, qendrat diplomatike ndërkombatëre të Quintit dhe vetë Bashkimi Europian janë deklaruar se do ta njohin rezultatin e këtyre zgjedhjeve pavarësisht pjesëmarrjes apo jo të qytetarëve serb dhe pavarësisht se sa do të jetë numri i qytetarëve që dalin në votime.

Sladjana Pantovic është kandidatja e vetme nga komuniteti serb që garon për kryetare të komunës. Ajo ka kandiduar në komunën e Zvecanit.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy