Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Por jo të gjitha shtetet votuan pro këtij avancimi të Kosovës për rrugën drejtë Këshillit të Evropës.
Agron Bajrami, ambasador i Kosovës në Bruksel, ka treguar se Azerbeidzjan, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës. Pra prej shteteve që e kanë njohur Kosovën kudnër ishte Hungaria që drejtohet nga Viktor Orban.Në anën tjetër kanë abstenuar Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.
Ndërkaq nuk ka votuar fare Armenia.Sidoqoftë Kosova suksesshëm e ka kaluar këtë fazë.