Komiteti i Ministrave sot pritet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Pas shqyrtimit të aplikacionit nga ana e Komitetit të Ministrave, fjala përfundimtare i mbetet Asamblesë Parlamentare e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Pranimi i një anëtari të ri në KiE bëhet në rast se shteti që aplikon siguron 2/3 e votave.
Drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emrush Ujkani, vlerëson se gjasat janë reale që Kosova të pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.
Në një intervistë, ai ka thënë se Kosova prej kohësh i ka siguruar 2/3 e votave për anëtarësim, e sidomos pas marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër.(Klankosova.tv)