Serbia këmbëngulëse kundër aplikimit të Kosovës në KE

by informim

Sipas informacioneve të portalit serb “Kosovoonline”, që nga mëngjesi i sotëm në Strasburg, ku filloi seanca pranverore e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në margjina janë zhvilluar diskutime intensive për çështjen e aplikimit të Kosovës, dhe se përveç Serbisë e cila po mundohet me çdo kusht ta pengojë aplikimin e Kosovës, aktivë janë edhe përfaqësuesit e vendeve të KUINT-it për ta futur në rend dite këtë aplikim.

Shefja e misionit serb në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka thënë se “Serbia do të luftojë deri në fund që kërkesa e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës të mos përfshihet në agjendën e seancës së Komitetit të Ministrave”, transmeton Paparaci

banner

Sot është thirrur seanca e jashtëzakonshme e APKE-së, për të cilën kanë insistuar më së shumti përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Italisë. Fillimi i seancës është planifikuar për në orën 14:30.

Kosova aplikoi për pranim në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe deri më tani ky aplikim ishte “në sirtar”.

Arsyeja e këtij nxitimi në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim është ndoshta koha për të diskutuar këtë çështje në takimin e APKE-së, e më pas në Samitin e KE në Reikjavik, ku krerët e shteteve dhe qeverive të anëtarëve të organizatës mblidhen më 16 dhe 17 maj.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy