ARD: Maqedonia në kërkim të vazhdueshëm të identitetit!

by informim

Republika e Maqedonisë së Veriut, me rreth 1.8 milionë banorë, kërkohet të përfshijë në kushtetutë të drejtat e afërsisht 3500 njerëzve, aq sa edhe pakica bullgare. Tema ka qenë prej kohësh polarizuese, por tensionet mes grupeve kombëtare janë rritur muajt e fundit

Një raport i shërbimit publik gjerman ARD, ka konstatuar se identiteti i Maqedonisë dhe kërkimi i tij janë një temë e vazhdueshme për këtë vend. Nga atje thonë fillimisht mosmarrëveshja për emrin me Greqinë, tani duhet të zgjidhë tensionet me Bullgarinë. Identiteti i Maqedonisë dhe kërkimi i tij janë një temë e vazhdueshme. Në raport nënvizohet se Maqedonia e Veriut tashmë është mësuar të grindet me fqinjët e saj, por marrëdhëniet e maqedonasve me bullgarët tani kanë arritur një pikë të re të ulët. Republika e Maqedonisë së Veriut, me rreth 1.8 milionë banorë, kërkohet të përfshijë në kushtetutë të drejtat e afërsisht 3500 njerëzve, aq sa edhe pakica bullgare. Tema ka qenë prej kohësh polarizuese, por tensionet mes grupeve kombëtare janë rritur muajt e fundit.

banner

Në fund të vitit të kaluar, u kryen sulme në dy klube bullgare në Maqedoninë e Veriut, pasuar nga një sulm me gurë ndaj një organizate maqedonase në qytetin bullgar të Blagoevgradit në shkurt. Një politikan i ri, i cili e konsideron veten bullgar, u rrah dhe pastaj u transportua në Bullgari, me kërkesë të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili theksoi se Bullgaria nuk do të tolerojë dhunën ndaj bashkëkombësve të saj në Maqedoninë e Veriut.

SAKRIFICA TË SHUMTA

Është BE ajo që ka bërë presion të madh për zgjidhjen e mosmarrëveshjes etnike me Bullgarinë, sepse që nga vera e vitit 2022 po zhvillohen negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për t’u konsideruar edhe si kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhej të bënte sakrifica. Presioni masiv i fqinjit Greqi e detyroi vendin të ndryshojë emrin nga Maqedonia në Maqedoni të Veriut, pasi Greqia për arsye historike shprehte aspirata për emrin Maqedoni. Megjithatë, në mosmarrëveshjen rreth përfshirjes së të drejtave të pakicës bullgare në kushtetutë, qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët në Shkup është nën presion masiv të brendshëm politik, sepse në vend kontestohet ndryshimi i kushtetutës. Për të arritur shumicën e nevojshme prej dy të tretash në Kuvend, nevojiten edhe votat e opozitës, por partia nacionaliste VMRO DPMNE po pozicionohet kundër ndryshimeve kushtetuese, duke krijuar një humor kundër pakicës bullgare dhe duke përqeshur dy kombet fqinje.

64 PËR QIND E QYTETARËVE JANË PRO ANËTARËSIMIT NË BE

Marjan Ivanovski e përcjell me shqetësim debatin aktual. Në një treg në Shkup, ai shet perime nga prodhimi i tij, dita e tij e punës zgjat 14 orë, të gjitha për djalin e tij, thotë ai. Ivanovski është për ndryshime kushtetuese, ai mendon se shteti i tij duhet të bëjë gjithçka që do ta përshpejtojë anëtarësimin në BE, dhe në të njëjtën kohë ka në mendje gjeneratën e re. Aktualisht, 64 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë pro anëtarësimit të vendit në BE, por optimizmi është në rënie. Pasi për dallim nga viti 2021 këtë vit kemi katër për qind më pak besim në BE. Qytetarë të shumtë kanë përshtypjen se vendi po bën sakrifica të mëdha, por nuk shpërblehet për përpjekjet që po i bënë.

Ndryshe, ndryshimet kushtetuese duhet të votohen deri në fund të vitit. Vetëm nëse pakica bullgare përfshihet në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, negociatat me BE-në mund të kalojnë në raundin tjetër.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy