Bekë Berisha ia çon një porosi të veçantë Dejona Mihalit

by informim

Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha të martën ka pasur një porosi të veçantë për Dejona Mihalin, anëtare e VV-së.

Ai pas një debati në Komision ka thënë se, për shkak se ne media është raportuar se ajo ka ndikim te deputetët e kësja partie, që mos ta “nguc Enverin se është pa qef”.

“Dëgjon Dejona në koftë duke na shikuar, Enveri të mbrojti, mos ma nguc kur të vije aty, mos ma nguc Enverin sidomos që është pa qef”, tha Berisha.

Deri te kjo situatë erdhi kur Berisha e ka pyetur Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, se a po ndikohet nga pushteti, duke e përmendur Dejona Mihalin

Sugojeva tha se ajo është e lirë gjithmonë në punën e saj dhe se nuk është e ndikur politikisht.

Me këtë rast reagoi Deputeti i VV-së Enver Dugolli, i cili kërkoi që të mos lakohen emra dhe të mos paragjykohet se dikush nga jashtë është duke ndikuar

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy