Daçiq i gjykon shtetet që votuan në KiE për Kosovën, Malit të Zi i çon porosi të veçantë

by informim

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka përmendur me radhë shtetet që e kanë zhgënjyer Serbinë, duke votuar pro ose duke abstenuar dje në Këshillin e Evropës, ku u miratua aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë instancë.

Fillimisht, Kryediplomati serb Ivica Daçiq thotë se pa formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të ketë përmbushje të pikave të tjera të marrëveshjes së Ohrit.

banner

“Nuk është që Marrëveshja e Ohrit nuk është më e vlefshme, por këtu po flasim për faktin se gjëja e parë në Marrëveshjen e Ohrit është Asociacioni. Nëse nuk ka Asociacion, pastaj nuk ka as pjesë të tjera të marrëveshjes”, tha Daçiq.

Ai ka folur për votimin për nisjen e procedurave të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas Daçiqit, Serbia do t’i hakmerret Malit të Zi, që votoi pro Kosovës në KiE

“Mali i Zi do të mundte që, së paku, të abstenonte. Neve na duhet të veprojmë në mënyrë reciproke. Mali i Zi votoi për pranimin e Kosovës. Atyre gjithashtu do t’u duhet vota jonë ndonjëherë, në të cilët, ata sigurisht se nuk mund të llogarisin”, ka thënë Kryediplomati serb.

Daciqi shtoi se ka qenë i surprizuar për të keq nga zëri i Ukrainës, sepse Serbia e ka dënuar cenimin e integritetit territorial të këtij shteti në të gjitha rezolutat e botës, por Kyivi abstenoi.

“Për aq kohë sa Bosnja dhe Hercegovina është e shqetësuar, a ka pasur ndonjëherë ndonjë rast që ne nuk e kemi përmendur integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës? Tani kur dikush të na pyet, ne do të abstenojmë. Pse të jemi ne për integritetin territorial të Bosnjës e ata të abstenojnë?”, tha Daçiq

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy