Kajtazi: Zgjedhjet në veri i hapin rrugë autonomisë dhe asociacionit

by informim

Gazetari Vehbi Kajtazi, thotë se përmes mbajtjes së zgjedhjeve të 23 prillit, i është hapur rruga formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe autonomisë, transmeton Paparaci.

Sipas tij, shteti i Kosovës i harxhoi rreth 600 mijë euro për këto zgjedhje dhe “organizoi një referendum për Serbinë”.

banner

Katajzi i quajti të improvizuara këto zgjedhje, “ku shteti i Kosovës u përpoq të tregojë forcë, kontroll e autoritet se ‘ne jemi të gatshëm të mbajmë zgjedhje në veri’ edhe pse parakushtet nuk kanë ekzistuar”.

“Fakti që nuk janë hapur shkollat për votim, tregon se nuk je në gjendje me organizu zgjedhje. Pse po e them referendum që e kemi pagu ne për Serbinë, 100 për qind e qytetarëve serbë në veri e kanë refuzu shtetin e Kosovës, 100 për qind iu kanë bind Serbinë. I kemi tregu botës, secilit që nuk e kontrollojmë veriun. Kjo për të satën herë, Kosova pëson debakël në veri të vendit. Pikërisht për shkak të pa-mençurisë”, tha ai në Klan Kosova.

“Në këtë mënyrë iu është hapur rruga autonomisë dhe asociacionit. Serbia ka treguar që s’ka nevojë për shtetin e Kosovës, s’ta njeh shtetin e Kosovës dhe që qytetarët e saj munden me jetu pa kryetar komunash, pa administratë, pa polici, pa prokurori, pa gjykatë e pa gjithçka. Kjo është hajde lujna zgjedhjesh”, theksoi Kajtazi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy