Ish-presidenti rus Dimitry Medvedev e ka quajtur Joe Biden një “gjysh të dëshpëruar” pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara filloi zyrtarisht fushatën e tij për rizgjedhje në vitin 2024.
“Në vend të ushtrisë amerikane, unë do të krijoja menjëherë një valixhe të rreme me kode të rreme bërthamore në rast se ai fiton, për të shmangur pasoja të pariparueshme”, tha Medvedev, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
Që kur shpërtheu lufta e Rusisë në Ukrainë, qeveria e Biden ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e Kievit dhe denoncimin e veprimeve të Rusisë.
Në një fjalim në Poloni në fillim të këtij viti ai tha se “lufta në Ukrainë nuk do të jetë kurrë një fitore për Rusinë”.