145
Nga një postim në faqen e facebookut të komunes së Vitisë, mësohet se me organizim të organizates Gjermane, GIZ, kryetaret e komunave të rajoneve Prishtinë, Gjilan, Ferizaj e Mitrovicë po marrin pjesë në një vizitë studimore në Slloveni.
Kjo vizitë ka për qëllim për të parë nga afër praktika efektive që mund ta përmirësojnë bashkëpunimin ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave.
Përveq vëzhgimit të përvojave dhe praktikave rreth menaxhimit të integruar të mbeturinave, kryetarët që janë pjesë e kësaj vizite studimore do të takohen edhe me autoritete ekzekutive Sllovene.