Ndeshja direkte që konsiderohet përcaktuese për titullin kampion i Premier Liges Angleze në mes Manchester City dhe Arsenal përfundoi 4:1 në favor të citizens.
Skuadra e Mikel Arteta e cila ndodhet në vendin e parë në Premier League me 75 pikë nuk arriti ta fitoj ndeshjen në Etihad Stadium ku kishte përballje direkte me skuadren e Pep Guardiola e cila ndodhet në vendin e 2 me 73 pikë dhe dy lojë më pak.
Golat për t’i marr 3 pikë shumë të vlefshme sot i shënoi Kevin De Bruyne në minutën 7′ dhe 54′ kurse John Stones shënoi në minutën 45+1′. Pa shënuar nuk mbeti as Erling Haaland i cili shënoi në minuten 90’+5 me asist nga Phil Foden. Ndërsa golin e nderit për Arsenal e shënoi Holding në minutën 86′.