Drashkoviq: Serbia s’ka shans tjetër pos planit franko-gjerman

by informim

Kryetari i Lëvizjes Serbe për Rindërtim (SPO), Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia nuk ka asnjë mundësi tjetër pos ta pranojë plani franko-gjerman dhe thotë se pas kësaj marrëdhëniet mes serbëve e shqiptarëve në Kosovë dot ë jenë më të mira sesa marrëdhëniet mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, raporton “Tanjug”.

“Nëse duam që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të zhduket, nuk ka asnjë shans më të mirë dhe ndonjë mundësi tjetër pos ky plan. Edhe Kosova edhe Serbia në BE dhe NATO, nuk ka kufij, një territor, pajtim, bashkëpunim – kur të ndodhë kjo, e duhet të ndodhë, atëherë marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës do të jenë shumë më të mira, sesa marrëdhëniet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë”, thotë Drashkoviq.

banner

Drashkoviq ka thënë se duhet vepruar sipas Marrëveshjes së Brukselit

“Nëse në marrëveshje qëndron se targa e automjetit duhet të jetë RKS e në përputhje me ligjet e Kosovës, atëherë duhet të jenë. Janë gjëra të vogla, me rëndësi është që të vini komod nga Serbia në Kosovë”, tha Drashkoviq.

Ai në të kaluarën thoshte se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por tash thotë se gjërat kanë ndryshuar pas “presionit amerikan”.

“Kurti kishte folur se nuk do ta formonte Asociacionin, por nuk po flet më, nën presion të fortë amerikan, pranoi ta zbatonte Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013”, tha Drashkoviq.

Ai ka thënë se ishte gabim i madh largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës.

“Ishte mundësi reale që serbët të rimarrin pushtetin në këto zgjedhje, të kenë të gjithë pushtetin policor, gjyqësor dhe institucional në veri të Kosovës dhe të luftonin për AKS-në nga ato pozita”, tha Drashkoviq.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy