Haxhiu: Prokurori e ka lëshuar vendin prej teje, Haradinaj: Je zonjë, më vjen keq të përdor naj fjalor

by informim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përplasur me Ramush Haradinajn, pas deklaratave të kreut të AAK-së në foltore të Kuvendit ku ka thënë se nuk po luftohet krimi e korrupsioni nën këtë qeveri.

Haxhiu ia ka përmendur Haradinajt pasurinë e madhe që posedon dhe fakti se një prokuror, siç ka thënë ajo, e ka lëshuar vendin prej tij.

banner

“Ndoshta ju kujtohet që në Republikën e Kosovës, prokurori special është detyruar ta lëshojë vendin për shkak teje Haradinaj. Sepse sa ke qenë kryeministër i ke caktuar brenda 30 ditëve të jap raport. Kjo është ndërhyrje brutale në sistemin e drejtësisë. Për shkak teje dhe qasjes tënde, ka ikur ai. Ti nuk ke të drejtë të flasësh për këtë çështje. Kur flasim për krim e korrupsion, vetëm me ta pa pasurinë tënde prej kur ke filluar të punosh në institucione e kuptojmë kush është i përfshirë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Haradinaj ka thënë se i vjen keq të përdor ndonjë fjalor pasi ministrja e Drejtësisë është zonjë. Sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka krijuar modelin e korrupsionit me lidhje të shkurtra, me dosta dhe pjesë e tyre, sipas Haradinajt, është edhe Haxhiu.

“Me fol pas shpine nuk e di a është e drejtë. Vazhdimisht jam i penguar nga kjo zonjë kur flas në foltore. Kjo është zonjë, më vjen keq të përdor naj fjalor. Faleminderit për ato që i the. Albin Kurti me vetëdije e ka krijuar modelin e korrupsionit lidhje e shkurtër me dosta, në këta dosta është edhe ministrja. Unë i them Kosovës si vijon. Albin Kurti me vetëdije ka krijuar modelin e korrupsionit lidhje e shkurtë e dostave ku janë përfshirë njerëzit e besueshëm të tij, ku është edhe ministrja. Ju lutem mos shkoni në këtë rrugë se do të pësoni edhe vetë edhe Kosova”, ka thënë ai në Kuvend të mërkurën.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy