220
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se i ka dërguar picë Armend Mujës kur ka qenë i arrestuar për korrupsion.
Nga foltorja e Kuvendit, ai ka thënë se nuk ka ushtruar ndikim për lirimin e Mujës, njofton Klan Kosova.
“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion, me kërkesë të familjarëve të tij ja kam dërguar një picë si humanist që jam”.
“Por, nuk kam bërë asnjë ndikim për lirimin e tij. Me kërkesën e familjarëve ja kam dërguar një picë për me ngrënë, nuk kishte ngrënë prej mëngjesit”.