Kajtazi: Prokuroria ia gjeti disa emaile Nagip Krasniqit në banesën e tij, po fliste me Kurtin e Rizvanollin

by informim

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka zbuluar të mërkurën mbrëma se kryeshefit tashmë të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i janë gjetur disa emaile të printuara gjatë bastisjes nga Policia e Kosovës.

Kajtazi ka thënë se Krasniqi – që u arrestua të mërkurën e kaluar – ka pasur shkëmbime përmes emailit me kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, .

banner

Sipas tij, pjesën tjetër të atyre shkëmbimeve do ta zbulojë Prokuroria Speciale, e cila po merret me rastin.

“Gjatë batisjes ju nuk keni qenë në banesën e Nagip Krasniqit, a keni mund me marr vesh çka ju ka gjet në shpi, a keni mujt me kuptu se ju kanë marrë disa emaila që i ka pasë të printuara në shtëpi, me Albin Kurtin dhe me ministren Artane Rizvanolli pjesën tjetër e zbulon prokuroria”, tha ai në Klan Kosova.

Nagip Krasniqi është arrestuar të mërkurën, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dy vepra të tjera penale.

Prokuroria Speciale dyshon se Krasniqi ka lidhur kontrata të dëmshme të prokurimit publik

Një nga kontrata e dyshuara të dëmshme, është edhe ajo për “Riparim kapital emergjent të kaldasë, blloku A5”, me procedurë të negociuar me kompaninë “Litwin Sa”, me çmim rreth 3.5 milionë, duke ndryshuar kushtet e kontratës.

Kjo, sipas Prokurorisë, ishte bërë me qëllim të përshtatjes së këtij operatori ekonomik, ani se komisioni kishte rekomanduar anulimin e tij, me arsyetimin se operatori ekonomik “Litwin SA” nuk u është përmbajtur kushteve të autoritetit kontraktues, i cili kishte kërkuar ndryshimin e kushteve të veçanta.

Të enjten, në një seancë dëgjimore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi masë të sigurisë prej një muaji paraburgim ndaj kryeshefit të KEK-ut.

Në seancë, Krasniqi i ka mohuar dyshimet që rëndojnë mbi të.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy