Osmani: BE-ja të kujdeset që Serbia t’i zbatojë ato për të cilat dakordohet

by informim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani shpreson se aleatët dhe miqtë e Kosovës do të sigurohen që t’i bëjnë presion Serbisë, në mënyrë që ajo t’i respektojë obligimet nga marrëveshjet e arritura. Këto komente ajo I bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.

Osmani po ashtu tha se ndërmjetësit e Bashkimit Evropian duhet të kujdesen që ajo që “Serbia dakordohet ta bëjë, në fakt edhe të zbatohet”.

banner

Ajo po ashtu tregoi edhe ajo se çfarë mund të pritet nga takimi i 2 majit, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç e dimë neni katër i kësaj marrëveshje parasheh që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Sjellja e tyre të hënën në Këshillin e Evropës, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Kosovë, është shkelje edhe e nenit dy të kësaj marrëveshje…pra, pak a shumë kjo tregon se çfarë parashikimi mund të kemi për sjellje të Serbisë. Megjithatë unë shpresoj shumë se miqtë dhe aleatët tanë do të sigurohen që të bisedojmë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces”, theksoi ajo

Presidentja Osmani shtoi se në takimin e 2 majit, Kosova do të jetë konstruktive dhe e hapur, duke e mbrojtur sovranitetin e vendit, funksionalitetin e brendshëm të shtetit, por edhe duke kontribuar në zgjidhje që i kontribuojnë pastaj paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Në konferencën për shtyp bashkë me homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Osmani shtoi se duhet të vazhdojë përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Z. President, jam e nderuar që vizitoj shtetin të cilin shume bashkëkombës të mi shqiptarë e quajnë vend te tre, përveç kontributit thelbësore të shqiptarëve në shtete ndërtimin, shoqërinë dhe institucionet e RMV-së, shqiptarët kane qenë dhe vazhdojnë të jenë force e rëndësishme shtytëse drejt ndryshimeve pozitive si dhe në arritjen e aspiratave euroatlantike te RMV-se. Është me rëndësi që të vazhdohet përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut ne të gjitha sferat e shoqërisë, si qytetare te barabarte e kontribuues kyç ne avancimin e RMV-së”, tha Osmani

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy