22
Kosova po shënon sot Ditën Kombëtare të të Pagjeturve. Në këtë ditë, janë bërë homazhe të shumta për të vrarët e të zhdukurit nga lufta.
Me këtë rast,edhe ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka bërë një postim në Twitter.
Ambasada amerikane deklaron se në këtë ditë, qëndrojnë krah anëtarëve të familjes që ende, pas disa dekadash, nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur.
“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë përmbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”, shkruan në postimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.