Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mbajtur sot një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviç.
Edhe Presidenti Bajram Begaj, u pyet në Kroaci sa i takon Kosovës dhe retorikës së përdorur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Begaj tha se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, ndërsa theksoi se nuk diskutohet integriteti territorial i saj. Begaj u shpreh se liderët e Ballkanit që duhen lënë mënjanë retorikat boshe.
“Liderët e Ballkanit duhet të sillen jo si politikanë, por si shtetar. Njerëzit duhet të kuptojnë që duhen lënë mënjanë retorikat boshe, nacionaliste që nuk i shërben askujt përveçse rritjeve të tensionit në rajonin tonë. Për mua si president, Kosova është i një interes madhor. Kosova është një shtet sovran, i pavarur dhe se integriteti territorial i Kosovës nuk mund të vihet në dyshim. Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e ka vendosur, kjo nuk është çështje dëshire apo individësh, Individët të lënë mënjanë retorikën e konflikteve”, tha Begaj.