Inaugurohet rruga “Ibrahim Rugova” në Shkup, merr pjesë Osmani

by informim

Në kuadër të vizitës së saj në Maqedoni të Veriut, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në inaugurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në komunën e Çairit, në Shkup.

Me këtë rast, presidentja Osmani-Sadriu tha se ky është një nder jo vetëm për të e familjen e presidentit Rugova, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

banner

“Çairi do të jetë përjetë i nderuar që po e përjetëson emrin e presidenti Rugova në këtë rrugë”, tha Osmani-Sadriu, duke shtuar se kjo tabelë me këtë emër, do të jetë udhërrëfyese edhe e veprës së presidentit Rugova… “Kjo rrugë me këtë emër, jo vetëm që do ta lidhë Çairin me pjesët tjera të këtij shteti, por do të jetë edhe motiv shtesë për qytetarët e Kosovës që ta vizitojnë”.

Presidentja tha se duke vendosur emra të mëdhenj të historisë sonë në rrugët tona, nderohet e kaluara jonë, gjersa e cilësoi ish-presidentin Rugova si “atë themelues i Republikës së Kosovës”, transmeton RTK

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy