Manchester United shënoi dy gola në pjesën e parë për të kaluar në epërsi me rezultat 0:2 kundër Tottenham Hotspur me golat e Jadon Sancho në minutën 7′ dhe Marcus Rashford në minutën 44′. Megjithatë nuk arriti të merr 3 pikët e dëshiruara në Tottenham Hotspur Stadium.
Spurs e kthyen rezultatin në pjesë e dytë duke shënuar dy gola nga Pedro Porro në minutën 56′ dhe Son Heung-Min në minutën 79′ dhe kështu i ruajten gjasat teorike për të hyrë në zonen e Champions League.
Skuadra e Erik Ten Hag me këtë barazim po rrezikon të mbetet në vendin e katërt ngase Tottenham po e ndjek me 6 pikë mbrapa, ndërsa Newcastle United e cila me fitoren e arritur sonte e ruajti pozitën e 3 me 2 pikë përpara.
