35
Një grua u përfshi në një aksident që për pak mund t’i kishte marrë jetën në rast se policia nuk do të kishte reaguar në kohë.
Ngjarja ndodhi në Worcester të Anglisë. Një makinë përfundoi në një kanal me ujë, ndërsa policia u njoftua nga një person që kishte parë aksidentin dhe mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes. Oficerët krijuan një zinxhir njerëzor dhe arritën të thyejnë xhamin në anën e pasagjerit në makinë nga ku nxorën gruan. Pak sekonda më pas, makina u fundos në ujë.
Pamjet e bëra virale u filmuan nga kamera e trupit nga një prej policëve që morën pjesë në shpëtimin e gruas.