Takimi Kurti-Vuçiq më 2 maj / Gorani: Jemi duke iu afru fundit të lojës

by informim

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se po afrohet fundi i mbylljes së marrëveshjes së Brukselit në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Gorani, ka thënë se termi “vetëmenaxhim” po përdoret vetëm në publikun kosovar, ndërsa ka thënë se Ambasada e SHBA-së po tregon se në fakt bëhet fjalë për Asociacionin e dakorduar vite më parë.

banner

“Ai term është i dizajnuar për publikun kosovar. Jo për atë të përgjithshëm që po na pret, që është Zajednica. E përmbajtja e Asociacionit me siguri që është vetëmenaxhimi apo vetëqeverisja. Mirëpo përmbajtja dhe statusi, është status i një Zajednicë. Po e shoh nga Ambasada e Amerikës që po mundohet t’i tregojë Serbisë që nuk bëhet fjalë për një krijesë tjetër, por për atë që jemi marrë vesh vite përpara”, tha ai.  

Gorani shton se ka ardhur kohë që kryeministri dhe zv.kryeministri, Albin Kurti dhe Besnik Bislimi respektivisht, të tregojnë për publikun se Asociacioni të formohet dhe të vazhdojnë përpara.

“Jemi duke iu afru fundit të lojës, këtë e dimë. E kemi shtyrë, një muaj e dy muaj, por nuk besoj që do të shtyhet më. Nuk do të kemi më mundësi të i ikim. Është koha që ta përbijmë një të vërtetë, të ja tregojmë shoqërisë e të rrinë në pushtet. Zoti Kurti e zoti Bislimi duhet të përqëndrohen në këtë”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy