Trajkoviq: Një “superanse” e Radoiçiqit në ekipin menaxhues për Asociacionin, tmerr kush po vendos për popullin serb

by informim

Këshilltarja e ministrit për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq ka reaguanr pasi deputetja e deputetja e partisë SNS e Aleksandar Vuçiqit është pjesë e ekipit menaxhues për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Trajkoviq ka thënë se Danijella Vujiçiq, e cila është pjesë e grupit punues për Asociacionin nuk është juriste dhe nuk ka kualifikim për këtë punë, por është ‘superfasne’ e kriminelit Millan Radoiciqit, duke theksuar se është e tmerrshme se kush po vendos për popullin e serbëve në Kosovë.

banner

“Deputetja e SNS nga Kuvendi i Serbisë udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit. Sigurisht që ajo nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë. Por, është superfanse e Millan Radoiçiqit. Është e tmerrshme në duart e kujt Vuçiqi e vendos fatin e serbëve në këtë moment kritik. Dhe pastaj pyetet se pse puna me Asociacionin po ngec”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte, ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka publikuar vendimin e qeverisë për ekipin menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“…Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues”, ka shkruar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy