Vuçiqi e falënderon Azerbajxhanin që votoi kundër Kosovës në Këshill të Evropës

by informim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Azerbajxhanit që ka votuar kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Azerbajxhani ishte një prej 7 shteteve që votuan kundër në Komitetin e Ministrave, që të procedohet aplikimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Në favor votuan 33 shtete, ndërsa pesë abstenuan.

banner

Vuçiq është takuar të enjten me ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Azerbajxhanit, Sahil Babaev, dhe e ka falënderuar atë.

“Serbia një akt të tillë e konsideron shprehje të miqësisë së sinqertë”, tha Vuçiqi, njofton Presidenca e Serbisë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy