Asamblistja e VV-së në Mitrovicën Veriore me nismë për hapjen e Urës së Ibrit, reagon menjëherë Beogradi

by informim

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli  i ka parashtruar sot Kuvendit të Komunës kërkesën për hapjen e Urës së Ibrit, shkruan Kossev,

Kjo kërkesë e saj ka marrë shumicën e votave, pra përkrahjen e 11 asamblistëve të Kuvendit dhe vetëm asamblisti serb Dushan Milunoviq ka qenë kundër dhe një tjetër që ka abstenuar.

banner

Ferati-Doli e ka shpjeguar kërkesën që ka paraqitur duke thënë se është “koha e fundit” që të mundësohet liria e lëvizjes nëpër urën që ndan anën veriore dhe jugore të qytetit.

Ajo ka shpjeguar se kjo kërkesë ende nuk i është përcjellë Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar menjëherë Petar Petkovic duke e quajtur si “provokim” dhe përpjekje të kryeministrit Albin Kurti për “të prishur takimin e Brukselit më 2 maj”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy