David J. Kostelancik merr konfirmimin nga Senati, ambasadori pason Yuri Kim në Tiranë

by informim

David J. Kostelancik, i emëruari i presidentit Joe Biden si ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka marrë këtë të premte konfirmimin edhe nga Senati. Mbështetja për të ka qenë unanime.

Ai do të zërë vendin e ambasadores aktuale Yuri Kim. Në prezantimin e tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit në 30 mars, ai shpalosi si prioritet të punës së tij në Tiranë forcimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Një tjetër çështje ku tha se do të fokusohet është lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si pjesë të strategjisë së shpallur nga Presidenti Biden. Si pikë e tretë ku tha se do të mbështesë punën e tij është forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Kostelancik ka një karrierë të gjatë në fushën e diplomacisë. Së fundmi shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Kryetarit të Shefit të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley. Më herët ka punuar në Hungari, Rusi, Turqi. Në periudhën 92-94 ka shërbyer si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Tv Klan

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy