Konjufca: S`mundet deputetja e Serbisë të punojë për statut të Asociacionit

by informim

Glauk Konjfuca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar sot se nuk është në interesin e Kosovës që një ekip menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit,  të mos veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

Duke folur për media pas një diskutimi të organizuar Instituti i Kosovës për Drejtësi, Konjufca u shpreh se një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës, duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe interesit shtetëror.

banner

“Nëse një institucion nuk është i Kosovës, në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës, por të Serbisë, nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, deklaroi Konjufca.

Ai u shpreh se ekipi, përveç që nuk po i përgjigjet institucioneve të Kosovës, gjithashtu udhëhiqet nga një deputete e Kuvendit të Serbisë.

“Unë nuk pres ndonjë gjë të mirë prej një kryesueseje të këtij Ekipi menaxhues e cila është deputete e Aleksandër Vuçiqit”, deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

“Dhe, deputetja e Aleksandër Vuçiqit nuk mund të shkruaj pjesë të rregullimit institucional të Republikës së Kosovës. Kjo është A,B, C-ja e interesit tonë shtetëror”.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se një deputete e Kuvendit të Serbisë, nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues.

“Qysh mundet një deputete e Kuvendit të Serbisë ta prezantojë Republikën e Kosovës, çfarëdo interesi publik? Ajo s’ka çka të prezantojë hiq, faktikisht”.

Ai tha se edhe nëse drafti i statutit të Asociacionit shkruhet mirë, nuk duhet të pranohet.

“Ajo nuk e ka të drejtën fare që të shkruaj, sepse është përfaqësuese në Serbi, e presidentit të Serbisë, e partisë së presidentit të Serbisë në parlamentin e Serbisë”

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy