Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se i ka lejuar hyrjen transit një klubi të boksierëve nga Novi-Pazari, të cilët përmes pikës kufitare në Bërnjak do të shkonin në Maqedoni të Veriut për të marrë pjesë në një turne.
Sipas njoftimit të Policisë, personeli i ekipit i ka plotësuar kushtet për të kaluar pikën kufitare dhe ua kanë lejuar kalimin.
Klubi i boksierëve nga Novi-Pazari kanë qenë të ftuar në garën sportive të boksit në Maqedoni të Veriut.
Njoftimi i plotë:
Sot, në pikën kufitare në Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilët me mjetin e tyre kombi bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut, duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion)për kalim të kufirit shtetëror, nga të cilët kanë qenë të ftuar për garën sportive të boksit.
Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar qarkullimin transit.