Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojë rritje të pagave

by informim

Ka nisur protesta e thirrur nga kryesia e sindikatave të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Punëtorët e KEK-ut janë duke kërkuar rritje të pagave.

banner

Protesta me moton “Ngrite zërin për ta ngritur pagën”, po mbahet para zyrave të KEK-ut në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik përmes komunikatës së datës 03.04.2023. Si më poshtë: ‘Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut’. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë”, thuhej në njoftimin nëpërmjet të cilit ishte thirrur protesta.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy