Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua disa ditë më parë në mes të lokalit të tij në Shëngjin.
Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona dhe po punohet intensivisht për ndalimin e tyre
Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.
Top Cannel ka zbardhur identitetet e plota të gjashtë personave, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj
Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.
Bashkëpunëtorët janë Edmond Ernest Haxhia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,
Harry James Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,
Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988
dhe Steven Paul Hunt shtetas britanik, i lindur në 1974.
Ditën e djeshme policia arriti të gjejë në lumin Drin dhe motorin “Yamaha X Max”, i cili ishte blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt shumës financiare prej 1800 euro.
Dyshohet se dhe arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.
Kërkimet për gjetjen e armës, janë kryer nga zhytësit e RENEA-s, por pa rezultat. Kërkimet do vazhdojnë dhe ditën e sotme me shpresën e gjetjes së armës së zjarrit